Loading

zhvillimet e fundit

Kanë filluar aplikimet për Konkursin e 20-të Ndërkombëtar të pikturës për fëmijë Memorial

zhvillimet e fundit
3.03.2025 16:09:21

Grupi Shëndetësor Memorial i cili beson në fuqinë shëruese të artit dhe mbështet integrimin e kësaj fuqie në proceset e trajtimit organizon konkursin e 20-të ndërkombëtar të pikturës për fëmijë, të cilin e organizon që nga viti 2005. Tema e sivjetshme e konkursit, e cila organizohet çdo vit me një temë të ndryshme dhe është e hapur për fëmijët në mbarë botën, u përcaktua si "Mjeku im i ëndrrave".

Konkursi tradicional ndërkombëtar i pikturës për fëmijë i Memorial-it, që feston 20 vjetorin e tij këtë vit   synon të ndërgjegjësojë fëmijët në fushën e shëndetësisë dhe t'u mundësojë atyre të shprehin këndvështrimin e tyre për mjekët përmes punës artistike me temën “Mjeku im i ëndrrave”. Konkursi, i cili organizohet për nxënësit e nivelit parashkollor, fillor dhe të mesëm, ndan emocionet e fëmijëve me konkursin duke mbështetur edhe interesin e tyre për artin. Aplikimet në konkurs mund të bëhen deri më 10 maj 2025, me piktura të përgatitura duke përdorur  bojë pastel.

Veprat fituese do të ekspozohen.

Për të përhapur entuziazmin e konkurrencës së fëmijëve gjatë gjithë vitit, pikturat fituese do të ekspozohen në Spitalin Memorial Bahçelievler për një vit.

Kalendari i konkursit dhe çmimet:

Fëmijët do të mund t'i dorëzojnë fotografitë e tyre me dorë ose me postë në spitalet Memorial Ataşehir, Bahçelievler, Şişli, Ankara, Antalia, Diyarbakır, Dicle dhe Kayseri deri më 10 maj 2025. Kurse Fituesit e konkursit do të shpallen në faqen e internetit në një datë të mëvonshme. Çmimet e fituesve janë renditur si më poshtë:

Konkurrenti që doli i pari në konkurs: Biçikleta

Konkurrenti që doli i dyti në konkurs: Tabletë Vestel V Tab Z1 A 64GB 10.1'' IPS

Konkurrenti që doli i treti në konkurs: Orë inteligjente Vestel 2 Max Red

Konkurrenti që doli i katërti në konkurs: Kufje Bluetooth Decibel K550

Përmendjet e nderit: Set edukativ për fëmijë  “Akademi “

Informacione të hollësishme rreth konkursit mund të gjeni në faqen e internetit www.memorial.com.tr

Pikturat e fëmijëve do të ekspozohen në spital për 1 vit. 

Veprat (Punimet) origjinale që fituan konkursin, i cili u mbajt për të rritur motivimin e fëmijëve dhe për t'i mundësuar ata të shfaqin imagjinatën e tyre, do të kenë mundësinë të ekspozohen në Spitalin Memorial Bahçelievler për 1 vit. 

Ju mund të merrni informacione të hollësishme të aplikimit në lidhje me konkursin në faqen e internetit www.memorial.com.tr. 

Kushtet e Aplikimit

1. Gara (Konkurenti) do të mbahet në tri kategori: parashkollor, fillor dhe të mesëm.
2. Pikturat do të bëhen me bojë pastel në letër vizatimi me përmasa 35cm x 50cm.

3. Emri, mbiemri, mosha, shkolla e garuesit (konkurentit) dhe emri, mbiemri dhe numri i telefonit prindit të tij/saj duhet të shënohen në këndin e pasmë djathtas të pikturave. Çdo konkurrent ka të drejtë të marrë pjesë në konkurs vetëm një herë.

4. Pikturat pjesëmarrëse në konkurs nuk do t'u kthehen pronarëve. Vetëm veprat (punimet) fituese mund t'u jepen pronarëve të tyre nëse kërkohet brenda 1 viti.

5. Konkurrentët mund t'i dërgojnë pikturat e tyre në adresën ‘’[email protected]’’   deri të shtunën, 10 maj.

6. Fituesit do të shpallen të premten, më 30 maj, në www.memorial.com.tr.

Llogaritë e mediave sociale
Mbështetimi drejtpërdrejtë Merni një takim lehtësisht